“Beteja” Kosovë-Serbi/ Fakte rreth Liqenit të Ujmanit, veprës më të madhe energjetike të Kosovës VIDEO)

260 milionë dinarë i kishte paguar Kosova që ta realizojë digën dhe projektin për Liqenin e Ujmanit në fund të viteve të 70-a. Përveç tyre, edhe 45 milionë të tjera i kishte marrë kredi, po që vetëm një pjesë të vogël kishte arritur ta paguante si pasojë e inflacionit të kohës. Por, pas tërë këtij investimi ndër vite, ky liqen po përflitet se mund t’i kalojë Serbisë.

Presidenti Hashim Thaçi, vazhdimisht ka injoruar pyetjet rreth këtij liqeni ose është përgjigjur shkurt duke thënë “se ai i takon Kosovës”, por pa u përgjigjur nëse në Bruksel është hedhur në tavolinë e ardhmja e tij. Ish- punonjësi në ish- Organin Krahinor për Hidro- Ekonomi, tregon se projekti ka qenë i paraparë t’i përmbushë vetëm nevojat e Kosovës.

Ai tregon se edhe shpronësimi i tokave ku është bërë akumulimi i ujit, është kryer nga paratë e Kosovës. Për shfrytëzimin e kapaciteteve të Ujmanit, së fundi është bërë edhe një investim milionësh nga Qeveria Gjermane, ajo austriake dhe Komuna e Prishtinës.

35 milionë euro janë shpenzuar për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj, që me ujë furnizohet nga Liqeni në veri të Kosovës, ai i Ujmanit. Kjo fabrikë, ujë ofron për tërë Komunën e Prishtinës dhe qytetet e rrethinës.

Në rast të marrjes së pronësisë së Liqenit të Ujmanit, Drejtori i Ujësjellësit, Ilir Avdullahu, ka thënë për KTV-në se nuk ekziston mënyrë tjetër e furnizimit me ujë për fabrikën në Shkabaj. Këtë e ka pohuar edhe ish-drejtori i ujësjellësit, Selatin Retkoceri.

Ujmani është liqeni më i madh në Kosovë me rreth 12 km katror, derisa një pjesë e tij kalon edhe në Serbi, e që ata e quajnë Liqeni i Gazivodës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *