Terror në ishullin turistik! Tërmeti 7 ballë shkakton 20 të vdekur dhe shkatërrime pafund

Një tërmet i fuqishëm ka goditur ishullin e Lombokut në Indonezi duke shkaktuar të paktën 22 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur. Lëkundjet ishin me magnitudë 7 ballë dhe zgjatën disa sekonda.

Mijëra turistë në zonë kanë lënë hotelet dhe kanë dalë në rrugë. Në disa prej hoteleve të dëmtuar, është bërë evakuimi i turistëve. Tërmeti vjen vetëm një javë pasi një tjetër tërmet shkaktoi 16 viktima.

Pas lëkundjeve autoritetet dhanë edhe një alarm për tsunami por më pas e tërhoqën. Indonezia ndodhet në “unazën e zjarrit” të tërmeteve, në linjën e Paqësorit ku ndodhin 90 % e gjithë tërmeteve në botë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *