Shkëndija, premio e çmendur në rast kualifikimi ndaj Salcburgut

Shkëndija e Tetovës po bën një paraqitje pozitive në turet eliminatore të Champions-it, por drejtuesit e klubit tetovar duken me “oreks” të shtuar. Kuqezinjtë synojnë të shkruajnë historinë, ku të paktën të kapin grupet e Ligës së Europës. Për të arritur këtë synim, sipas mediave maqedonase, mësohet se presidenca, me në kryer Lazim Destanin, do të akordojë një premio rekord për kalimin e turit të tretë, ku përballë kanë austriakët e Red Bull Salcburg.

20 mijë euro për çdo lojtar parashikohet të jetë premio në rast kualifikimi të Shkëndijës ndaj austriakëve. Ku sukses do t’u siguronte minimalisht pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Europës, pavarësisht rezultatit që do të arrin në turin “play-off” të Champions-it. Sipas “sportmeida.mk”, për triumfin e arritur ndaj Sherif Tiraspolit në turin e dytë, lojtarët e Shkëndijës janë shpërblyer me nga 4500 euro për kokë. Për Salcburgun Shkëndija ka federuar edhe ish-mbrojtësin e Skënderbeut, Gledi Mici.

IBRAHIMI, GOLASHËNUESI I CHAMPIONS-it
Besart Ibraimi rezulton të jetë golashënuesi më i mirë në ndeshjet eliminatore të Ligës së Kampionëve pas dy tureve të para të zhvilluara në këtë kompeticion. Bomberi kërçovar ka realizuar 5 gola, 4 prej të cilëve në ndeshjen e parë të turit të parë ndaj skuadrës uellsiane të TNS-së. Por goli i shënuar me 24 korrik në stadiumin “Filipi i Dytë”, ndaj Sherif Tiraspol, ishte më i rëndësishmi, duke pasur parasysh se vendosi fatin e kampionëve të Moldavisë, duke i eliminuar ata, pasi në ndeshjen e kthimit në Tiraspol, Shkëndija arriti një barazim pa gola, duke caktuar një përballje në raundin e tretë kundër gjigantëve austriakë të Salcburgut.

Pas Ibraimit, në listën e golashënuesve, me 4 gola renditet sulmuesi i skuadrës bullgare të Ludogorets, polaku, Jakub Svierczok, teksa pasojnë 4 futbollistë të tjerë me nga tre gola të shënuar, edhe Cicilia nga radhët e Suduva, Edouard nga radhët e Selltikut, Radonjiç i Crvena Zvezdës dhe Strandberg i skuadrës suedeze të Malmos.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here