Nga Boldnews.al
Kryeministri Edi Rama edhe në kohën kur është pushim, mendon si të jetë lajm, si mos harrohet, si të zaptojë qoftë edhe për pak minuta ekranin në ditët e verës, kur politika përgjithësisht hesht. Por Rama troket “dhunshëm” tek ccdokush në vend.
Duket sikur jeta e kryeministrit është private, e madje gazetarët “trazovaccë” i prishin momentet familjare, por gjithccka është e kuruar prej tij dhe një grupi të vogël të zyrës PR. Fillimisht kreu qeverisë dhe stafi i vogël të ngjashëm me “propagandistët” komunistë që synonin shplarjen masive të “trurit të popullit”, po ngrenë kultin e individit, që është Edi Rama. Për ta rëndësi ka që kreu qeverisë të shfaqet shpesh në media, si për të treguar se ai është gjithnjë i pranishëm, edhe atëherë kur nuk duhet të jetë. Një ditë publikon rekordin e tij në not, një tjetër hedh në rrjetet sociale ca piktura të të birit të vogël, ndërsa të nesërmen sërish del në detë, po me të.
Më pas nisin telefonatat nëpër media: hë e hodhe kryeministrin, si doli, sa minuta koronikë shfaqët…? Vetë propagandistët e Ramës janë gati si kryeredaktorët e fshehur të thuajse ccdo redaksie. Nuk bëhet fjalë vetëm për lajme të rëndësishme, por edhe detajet më të pavend, ku duan dhe e bëjnë “lajm” momentin kur Rama lahet, kur ai gjoja diskuton në një drekë pune me fshatarë a peshkatarë, (por në të vëretë thjesht ai ha dhe flet e tjerët dëgjojnë), apo lajm kur kryeministri vesh ccitjane e atlete.
Djallëzia kryeministrore shkon deri në atë pikë sa kur është në studio televizive, në emisione të vëtëquajtuara “serioze”, ankohet se po i cënojnë privatësinë, pasi veshja, marrëdhënia familjare, apo stili i jetës janë diccka personale dhe duhet të jenë të shenjta, që media mos rrëmojë. Në të vërtetë është vetë kryeministri ai që nxit median të merret me gjërat më pa vlerë që ai mund të bëjë. Edhe kur media “harron” ta nxjerrë plasin telefonatat e propagandistëve të tij: “Pse se nxorët sot, ai ishte në det, ai po luante, po hante, po…”. Iku edhe kjo ditë, fantazma e kryeministrit do vijë sërish nesër. Në një status në rrjetet sociale, në një foto të hedhur, apo në ndonjë premtim të radhës. Nuk ka rëndësi ccfarë konkretisht realizohet, por ccfarë thuhet e propagandohet, mjafton që “Ai” të shfaqet në publik.