Lidhje dashurie me djalin e ish-ministrit? Reagon këngëtarja nga Kosova

U përfol ditëve të fundit se këngëtarja Adelina Berisha ishte në një lidhje dashurie me djalin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Koka, Arbër Koka.

Por, më në fund kemi një reagim nga njëri prej të dyve. E kontaktuar nga Telegrafi, vet këngëtarja Adelina Berisha e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se nuk ka një lidhje me djalin e deputetit në fjalë.

Nuk është aspak e vërtetë… Nuk bëhet assesi fjalë për lidhje”, është shprehur Adelina.
Këngëtarja, e cila së fundmi u gjend në Tiranë për xhirimet e klipit të saj më të ri, tha se u ndje e befasuar kur pa një lajm të tillë, teksa thotë se mediat ndërhynë së tepërmi në jetën e saj.

Pasi ka mohuar çdo aludim të mundshëm se ajo ishte në lidhje me djalin e deputetit në lidhje, ajo ka folur në lidhje me projektet e saj muzikore, ku shprehet se shumë shpejt do të lancojë këngën e saj të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *