Ja si ndryshon trupi i femrës, pasi humbet virgjërinë

A keni vendosur ta kaloni fazën e puthjeve dhe përqafimeve? A është më në fund seksi në mendjen tuaj? Nëse përgjigja juaj është një “PO” e madhe me plot vetëbesim, atëherë ju jeni e gatshme për të ikur nga ‘territori i virgjërisë’ në një territor të epshit ku priret të ndryshojë edhe trupi juaj.

Seksi ju ndryshon në shumë mënyra, prandaj më poshtë i keni disa prej ndryshimeve të cilat i pëson trupi i femrës kur e humb virgjërinë.

Bëhuni e gatshme t’i shihni gjokset teksa ju zmadhohen dhe bëhen më të forta

Pas marrëdhënies seksuale madhësia e gjokseve mund të rritet deri në 25% ose edhe më shumë, varësisht nga niveli i eksitimit. Megjithatë, nuk do të qëndrojnë ashtu të mëdha përgjithmonë, por madhësia e tyre varet nga niveli i eksitimit që e keni.

Ndër tjerash, ato do të jenë edhe më të forta se ç’kanë qenë më parë.

Papritmas thimthat bëhen shumë të ndjeshme

Thimthat janë aseti më i madh që e keni, sepse janë në mesin e zonave më erogjene të trupit. Pas marrëdhënies seksuale, thimthat priret të ndryshojnë në atë mënyrë që iu rritet ndjeshmëria.

Kjo ndodh për shkak se seksi bën që më shumë gjak të qarkullojë në gjokse, areolë dhe në thimthë.

Regjioni vagjinal bëhet më fleksibil

Pas aktivitetit seksual, muret vagjinale dhe klitorisi fillojnë të zgjerohen. Seksi i përsëritur e bën më elastik, dhe vagjina zgjerohet në mënyrë që seksi të mos shkaktojë dhimbje por vetëm kënaqësi.

Mund t’ju vonohen menstruacionet

Për shkak të ndryshimeve të niveleve hormonale pas seksit, cikli juaj menstrual mund të vonohet për një apo dy ditë. Nëse vonesa është më e gjatë se një javë, kjo mund të jetë shenjë e ngjizjes.

Nëse keni bërë seks pa mbrojtje dhe keni simptoma si marramendja, dhimbja e kokës, ejt., më mirë bëjeni testin e shtatzënisë.

Do të jeni më e lumtur

Bëhuni e gatshme ta gëzoni një rrugëtim të kënaqshëm emocional pas herës së parë që bëni seks. Fajin për këtë e ka orgazma e mirë e cila e lironin hormonin që ju bën të lumtur – oksitoksinën.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *