Chelsea dhe Manchester City do të përballen sot në orën 16:00 për kupën FA Community Shield në stadiumin kombëtar të Anglisë, Wembley. Manchester City e ka fituar titullin e Premierligës, ndërsa Chelsea e ka fituar kupën e Anglisë, FA Cup.
Kjo është ndeshja e parë e cila do të zhvillohet këtë sezon. Të dy klubet kanë zhvilluar ndeshje gjatë turneut parasezonal për t’u përgatitur për sezonin e ri.
Disa nga lojtarët më të mirë të dy ekipeve, si Eden Hazard dhe Kevin de Bruyne do të mungojnë në këtë ndeshje pasi që ende janë në pushim, për shkak të pjesëmarrjes në Kupën e Botës.