​Zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë kërkon takim me Ozilin

Zëvendës-presidenti i Federatës së Futbollit të Gjermanisë, Reinhard Rauball, ka kërkuar të takohet me Mesut Ozilin, pas reagimeve të shumta që ka shkaktuar pensionimi i tij nga Kombëtarja e Gjermanisë.

Sipas Rauball, ndikimi që ka pasur largimi i Ozilit është i paprecedentë dhe ka thënë se dëshiron të takohet personalisht me Ozilin e jo të flasë përmes deklaratave në rrjete sociale.

“Unë nuk komunikoj përmes Twitterit, Facebookut ose Instagramit, dhe për këtë problem do të preferoja një komunikimin më tradicional, si komunikimi drejtpërdrejtë”, ka thënë ai.

“Kam qenë pjesë e kombëtares për 11 vite dhe i kam parë të gjitha 92 paraqitjet e Mesut Ozilit. Unë e njoh atë si një njeri modest, i cili pëlqehet nga bashkëlojtarët. Do të isha i lumtur nëse do të takoheshim përsëri, ndoshta pasi të kaloj pak kohë, për një bisedë personale”.

Ozil, në fillim të këtij muaji, zyrtarizoi pensionimin nga Kombëtarja e Gjermanisë përmes një komunikate trefaqëshe, në të cilën i adresoi kritikat që i kishte marrë pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ozil ka origjinë turke dhe si pasojë i ka akuzuar sponsorët e vet, mediat gjermane dhe presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Reinhard Grindel, se e kanë fajësuar gabimisht për eliminimin e Gjermanisë nga Kupa e Botës Rusia 2018 qysh në fazën grupore.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *