Real Madridi zyrtarisht e ka emëruar asistentin e trajnerit të skuadrës. Ish mesfushori i kësaj skuadre, Albert Celades është emëruar asistent i Lopoteguit.
I njëjti ka qenë asistent i të gjitha grupmoshave të reja të Spanjës në vitet e fundit.
Celades dikur ishte fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin duke fituar kupën e nëntë Evropiane.