Së shpejti telefoni i ëndrrave/ Honor Note 10 me bateri të fuqishme

Note 10 më në fund është paraqitur zyrtarisht dhe shumë prej karakteristikave të mëparshme “të rrjedhura” dolën të jenë të vërteta, por modeli i ri arriti me detaje të freskëta dhe të papritura.

Honor Note 10 është i pajisur me ekran Full HD + AMOLED 6.95 inç, me një rezolucion prej 1080 x 2220 pikselë, me një kornizë të hollë. Ekrani mbështet standardin HDR10 dhe ka një mbulim me ngjyra NTSC prej 115 për qind.

Pajisja posedon çipin Kirin 970, në versionet me 6GB ose 8GB RAM. Hapësira e brendshme e ruajtjes vjen në variantet 64GB dhe 128GB për një model prej 6GB RAM, ose 128GB për modelin me 8GB RAM. Hapësira e ruajtjes mund të zgjerohet duke përdorur kartat microSD.

Telefoni ka kamerë kryesore 24MP dhe atë sekondar me 16MP, derisa ajo për selfi ka 13MP. Aty është edhe softueri për inteligjencë artificiale, sistemi operues Android 8.1 Oreo, bateri 5.000 mAh, me mbështetje për mbushje të shpejtë.

Honor Note 10 zyrtarisht është prezantuar në Kinë, ku më 31 gusht do të lansohet në variantet në Midnight Black dhe Phantom Blu, me çmim 410 dollarë për modelin 6GB/64GB, 470 dollarë për modelin 6GB/128GB, si dhe rreth 530 dollarë për modelin 8GB/128GB. Pritet që këto çmime në tregun evropian do të jenë më të larta.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *