Ngjarje e rëndë në Champions/ Sulmohen tifozët brenda në hotel, ka të plagosur

Pesë tifozë të PAOK-ut të Selanikut kanë mbetur të plagosur pas një sulmi ndaj tyre në një hotel të Bazelit nga disa ultras të skuadrës zvicerane.

Ata ishin sistemuar në këtë hotel, pasi kishin udhëtuar nga Greqia për të ndjekur ndeshjen e turit të dytë të Champions League.

Lajmi është bërë i ditur nga policia e Zvicrës, që ka saktësuar se ngjarja ka ndodhur disa orë para ndeshjes, që u fitua 0-3 nga ekipi grek.

Policia ka njoftuar se ishin rreth 20 tifozë të skuadrës zvicerane që janë sulur drejt tifozëve grekë, këta të fundit rreth 50 vetë dhe që qëndronin brenda dhe jashtë hotelit.

Katër burra dhe një vajzë 15-vjeçare kanë mbetur të plagosur, madje njëri prej tyre është dërguar në spital.

Agresorët janë larguar me vrap, ndërsa policia ka hapur një hetim për këtë ngjarje të shëmtuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *