Motra kërkon ndihmën e policisë për të gjetur motrën në Librazhd. Një 33 vjeçare është larguar pa adresë nga shtëpia. Motra e saj 31 vjeçe, ka bërë kallzim në polici. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një fshat të Librazhdit.
Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë Librazhd, bëjnë me dije se shtetasia M. B., vjeçe 31, banuese në fshatin Rrajcë-Fushë, ka bërë kallëzim në polici.
Shkaku, sepse i është larguar nga banesa motra e saj, shtetasia F. H., vjeçe 33. Policia po punon për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.