VIDEO/ Zëdhënësja e PD-së nxjerr zbuluar Veliajn: Po inauguron punët e nisura nga Basha

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa ka nxjerrë bllof sot kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili shfaqet çdo ditë në ekranet shqiptare duke inauguruar punët e bëra në kryeqytet, të cilat i shet si arritje të tijat.

Në reagimin e saj Zhupa shprehet se, Veliaj nuk ka bërë asgjë tjetër përveç betonizimit të qytetit, ndërsa inagurimi i rastit konkret është punë e Bashës.

Reagimi:

Veliaj vazhdon te inaguroj punet e nisura nga Basha.

Pati fat qe gjeti nga Basha projekte dhe para gati nga investitoret e huaj dhe vendas se ndryshe nuk do dinte cfare bilanci te bente ne fund te mandatit te tij.

Investimi qe u shit sot si pune e Veliajt ka nisur ne 2013 nga Lulzim Basha. Ndersa investimi i tij i vetem, origjinal, per Tiranen eshte Betoni, Mashtrimi dhe Korrupsioni qe i mori jeten Ardit Gjoklajt.

Banoret e ketij blloku e dine te verteten dhe askush nuk habitet me nga Mister Mashtruesi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here