Shtatori vjen me surpriza, Elita 5 koncert madhështor në Tiranë

Elita 5 është një nga grupet legjendare të muzikës rock në Shqipëri. Ata u krijuan si grup në vitin 1988 dhe këtë vit ata festojnë 30 vjetorin.

Me këtë rast grupi Elita 5 do të mbajë një koncert madhështor në Tiranë ku do të këndojnë hitet e tyre më të mëdha.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, i cili në një postim në Instagram njofton se ku do të mbahet koncerti.

‘Tornado në Tiranë! Elita 5 feston 30-vjetorin e krijimit dhe albumin e ri ‘Tornado’…ku tjetër? Tek Amfiteatri i Liqenit në 7 shtator’-shkruan Erion Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *