Luka Modric mund të jetë goditja e bujshme në merkato e Interit.
Sipas mediave italiane, mesfushori kroat është në planet e drejtuesve zikaltër, të cilët kërkojnë t’u kundërpërgjigjen Juventusit, që firmosi me Ronaldon.
Mesfushori i Realit të Madridit, ndodhet me pushime në Itali së bashku me bashkëshorten dhe drejtori sportiv i Interit, Ausilio, pritet ta shfrytëzojë këtë moment, për një takim me 33-vjeçarin.
Në orën në vijim priten detaje në lidhje me këtë interes të Interit për mesfushorin kroat.