“Qeveria e Ramës ka prodhuar veç korrupsion e pastrim parash”

Nga Jorida Tabaku

Ta lexoje te Zeri i Amerikes Rama se ndoshta e kupton me mire se qeveria e tij ka prodhur veç korrupsion, pastrim parash me tendera e PPP.

Ka avantazhuar klientet e qeverise dhe larguar investitoret e huaj.

DASH faktoi të vërtetën që PD ia përplas në fytyrë çdo ditë te vitit.

Por si përherë dhe siç pritej ai u fsheh si fajtorit i zënë ngushtë.

Çfarë bëri tjetër vetëm se gënjeu për atë që DASH shkruante dhe që të gjithë e lexuam?

DASH shkruan e zezë mbi të bardhë për një qeveri që punon çdo ditë me ligje për të minuar investitorët e huaj.

Par një qeveri që bën ndryshime ligjore pa pyetur bizneset por vetëm për interes oligarkësh dhe për një qeveri qe bën presione tek bizneset për të marrë nënkontraktuesit e qeverisë.

As une as koleget e mi nuk kemi frike nga reforma me drejtesi e vetingu.

Kush e ekstradoi Naser Seitaj?

Kush e dha koncesionim e inceneratoreve?

Kush i jep te tenderat pa gare?

Ata duhet te kene frike nga drejtesia.

Do të na mbushë mendjen që njeriu që shkeli ligjet me dy këmbë për inceneratorët dhe projektin e teatrit kërkon drejtësi të pavarur.

E beson kush këtë?

E zeza mbi te bardhe DASH thote qarte dhe paster:

“Rritja e përdorimit të Partneritetit Publik Privat (3P) dhe kontratave të tyre ka zvogëluar oportunitetet për konkurueshmëri, duke përfshirë konkurueshmërinë edhe me investitorët e huaj, në infraatrukturë dhe sektorë të tjere. Këto kontrata kamë vazhdimisht analiza të dobëta kosto-përfitimi dhe nje mungesë të plotë ekspertize. Qeveria ka nenshkryar më shumë se 200 kontrata 3P deri në fund të vitit 2017.”

Këto janë fjalët që duhet të kishin shkundur qeverinë e tepsisë!

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *