Denoncimet/ “Drejtori i dashuruar i Ahmetajt”, Berisha publikon mesazhin

Deputeti demokrat Sali Berisha vijon të pubulikojë në Facebook mesazhe të qytetarëve, të ardhura në adresë të tij.

Paraditen e së martës Berisha ka publikuar një mesazh që denoncon Drejtorin e Hetimit Tatimor për gjobvënie ndaj një biznesi në qytetin e Sarandes. Personi që shkruan mesazhin, shton se veç historisë së publikuar, posedon edhe video për drejtorin në fjalë, të cilin e cilëson si “drejtori i dashuruar i Ahmetajt”, duke qenë se institucioni i tij është në varësi të Ministrisë së Financave.

MESAZHI I PLOTË
Narkodrejtori i piktorit deshtak, pasi ha dhe pi kerkon dhe ryshfet!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Doktor mirmbrema. po ju shkruaj Ju pasi vetem Ju i diskrititoni keta rilindas te krimbur. jam nga Saranda. Mbreme ne oren 24 te m3snates tek resorant Peshkatari drejtori i hetimit tatimor Bardhyl Tafa bashke me shoferin e tij kane bere nje skandal. i kerkonin pronarit 500 000 lek te reja pasi hengren mire e mire aty bene pagesen e tyre dhe nuk moren kupon tatimor dhe i benin presion Ai nuk pranonte dhe dikush qe u ndodh aty prane ( nje punonjes i krimeve te renda) lajmeroi forcat e fnsh qe ndodhen ketu dhe i arestuan ne flagrance. keta pasi u likujduan me policine dhe prokurorine pas dy oresh dolen dhe sikur ska ndodhur gje. i gjith qyteti e ka mare vesh. lum ky popull . lutem publikoje se keta duhet te diskrititohen pasi cdo biznesi i kane vene tarifa 5 milion ose 5000 euro. kam dhe histori tjeter nese deshironi per kete drejtorin e dashuruar te Ahmetajt nese e doni pasi jane filmuar kudo. ju flm”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *