Mësuesit, të përçmuarit e përhershëm të Nikollës

Nga Luçiano Boçi

Akti normativ që anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë është një AKT TURPI i kësaj qeverie. I disatë në këto vite.
Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.

Përgjatë këtyre viteve Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma.

1. POLITIZIM TË SKAJSHËM TË TYRE. Kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. Tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. Marrjes zvarrë në promocione politike. Angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.

2. VARFËRIM ABSOLUT EKONOMIK. Heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.

3. DEPERSONALIZIM PERMANENT. Kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. Të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. Të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë.

Të mosnënshkrimit për vite me rradhë të kontratës kolektive. Të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre.
E gjtha kjo sheqeroset me letra ngashëryese të ministres dhe me epitete inflacioniste që hidhen në publik vend e pa vend si “të dashur” “të bukur” “të mirë”. Ndërkohë që pas shpine mësuesit i nxirret gjuha e i shtrëngohet rripi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *