Akil Gjakova e ka fituar medaljen e artë në turneun e xhudos, Grand Prix, në kryeqytetin kroat Zagreb, të shtunën, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë dhe të vetme nga ky turne.
Në finale për medalje të artë në kategorinë -73kg, xhudisti kosovar e mposhti kundërshtarin e tij italian, Fabio Basile, raporton Gazeta Express.
Rundin e parë, kosovari e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e dytë e mposhti zviceranin Nils Stump para se ta mundte Artem Khomulan e Ukrainës në çerekfinale.
Gjakova e mposhti fituesin e medaljes së argjendtë në Lojërat Olimpike Rio 2016, Rustam Orujov, në gjysmëfinale të Grand Prixit të xhudos dhe u kualifikuar në finale, të cilën e fitoi më pas më lehtësi ndaj italianit Basile.
Ndërkohë, dje garuan edhe Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, të cilat mbeten pa medalje, me Krasniqin që humbi herët në rundin e dytë, dhe Gjakovën, e cila ishte pranë të bronztës.
Grand Prix në Zagreb ishte turneu i parë në kuadër të kaulifikimeve të vlefshme për Lojërat Olimpike “Tokio 2022”.
Përveç të artës, Akili i fitoi edhe 700 pikë olimpike, ndërsa Nora grumbulloi 252 pikë, me Distrian që nuk mundi ta fitojë asnjë pikë pasi u mposht qysh në ndeshjen e parë.