Mbytet në liqen i riu në Gjirokastër. Emri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një i ri është gjetur i mbytur në liqen.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjatë të njësisë administrative të Lunxhërisë. Mësohet se i riu që është gjetur i mbytur është identifikuar si Resni Halili, 18-vjeçar.

Trupi i të riut ndodhet në morgun e spitalit të Gjirokastrës. Paraprakisht mësohet se i riu kishte shkuar për të peshkuar në liqen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *