Kreu i Komisariatit të Pogradecit nuk është përmbajtur fare, kur pasi ka kërcënuar dhe fyer disa të rinj, u është drejtuar atyre me fjalor banal.
Video është bërë publike nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas qytetarit që e ka filmuar ai ka kërcënuar dhe fyer disa të rinj në qytet.
Denoncuesi shprehet se të gjithë policët bëjnë si të kulturuar kur kanë të ndezura kamerat e trupit, por në momentin që ato fiken për qytetarët ka vetëm fyerje e kërcënime.
Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook:
Narkokomisari i Pogradecit kercenon si bandit te rinjte e qytetit!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Dua tju dergoj nje video abuzuese te kreut te Komisariatit te Pogradecit Agron Brahaj, i cili dhunon te rinjte pogradecare. Komisari eshte personi qe fyen dhe kercenon te rinjte ne vodeo. Ja pra kjo eshte policia e shtetit, kur filmojne vete sillen si te kulturuar, dhe kur fikin kamerat kercenojne dhe shajne qytetaret”.