Nuk ka paqe për “Interin”. Pak ditë pas dëmtimit të Naingolan në Zvicër, ka ardhur dhe dëmtimi i Dalbert. Lojtari brazilian është detyruar të dalë nga fusha pas vetëm 7 minutave lojë, në miqësoren kundër “Shefild Junajtid” e zhvilluar ditën e martë në mbrëmje. Lojtari u detyrua të linte lojën për shkak të një problemi në shpatull. Dalbert doli nga loja me barrelë dhe maskë oksigjeni dhe me dhimbje të mëdha, raporton “Sportmediaset”.
Radiografia e bërë në spitalin e Shefildit nuk ka treguar probleme të mëdha, edhe pse kontrollet për shpatullën e futbollistit do të vijojnë dhe në Milano. Dalbert është dëmtimi i pestë për zikaltërit, pas problemeve muskulore për Naingolan, Borja Valero, Politano dhe Karamoh./ATA/