Te Bayern nuk ka fare hapësirë për hamendësime, të paktën kur bëhet fjalë për çështje merkato. Pak rëndësi ka nëse bëhet për shitje lojtarësh që në këtë rast rrezikon të ulë vlerën e tyre.
Drejtori i përgjithshëm Karl-Heinz Rummenigge konfirmon se në Mynih do të qendrojnë vetëm ata që janë të lumtur dhe që konsiderohen të dobishëm për projektin. Siç është rasti i James Rodriguez e Thiago Alcantaras, të cilën konfirmohen edhe për sezonin e ardhshëm. “Thiago është një lojtar i rëndësishëm për ne dhe nuk na ka shkuar kurrë në mendje që mund të largohet. i njëjti diskutim vlen edhe për James, i cili do të luajë edhe një sezon në huazim e më pas do të ushtrojmë të drejtën për ta blerë 42 milionë Euro, sipas kontratës që kemi. Marrëdhënia mes nes është e mrekullueshme, jemi shumë të lumtur për lojtarin dhe ai ndihet i respektuar këtu. Mendoj që do të qendrojë gjatë te Bayern”.
Ndryshe janë gjërat për Arturo Vidal dhe Jerome Boateng, të cilët praktikisht Kalle i ka nxjerrë në shitje. Për sa i përket të ardhmes së mesfushorit kilen, i cili pëlqehet shumë nga Interi, që nga SHBA, Rummenigge është shprehur qartë: “I takon atij të vendosë. Ka edhe një vit kontratë me ne, por nëse dëshiron të rinovojë duhet ta hedhë ai hapin e parë. Nga ana jonë nuk do të ketë asnjë nismë. Nëse do të kemi ndonjë ofertë do të vlerësojmë”.
I njëjti diskutim vlen edhe për qendërmbrojtësin, që së fundmi është lidhur me Paris SG: “Nuk ka pasur kontakte mes klubeve por e di që ka pasur mes menaxherit të lojtarit dhe drejtuesve francezë. Do të na duhet të shohim nëse do të merremi vesh për një shifër që t’i shkojë përshtat të gjithëve. Ne jemi të mbuluar në mbrojtje edhe nëse ikën Jerome”.