Enca Haxhia vazhdon të jetë një nga personazhet më të përfolura në mediat rozë.
Imazhet, veprimtaria dhe postimet e shumta në rrjete sociale kanë bërë, që këngëtarja të jetë fokus i mediave shqiptare.
E padyshim që pjesë e saj janë edhe këshillat dhe pyetjet, që shpesh i parashtron në Instagram siç është rasti me foton e fundit që ndau.
“Një fakt qesharak për ata që nuk e dinë: Kurrë nuk mund të bëhesh një artist, nëse së pari nuk je njeri”, ka shkruar ajo.
Nga ana tjetër, Haxhia do të mbajë koncert madhështor në Tiranë me emra të njohur botërorë.