Balerina shqiptare, Alba Hoxha, është një nga personazhet më të komentuara si për jetën private ashtu dhe profesionale. Pak kohë më parë u fol për një lidhje të mundshme mes saj dhe koreografit, Albi Nako, gjë e cila u mohua kategorisht nga të dyja palët.
Alba është shumë aktive në rrjete sociale, duke postuar foto dhe video nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka postuar një foto ku shihet duke hapur dhe mbyllur derën me këmbën përpjetë. Menjëherë komentuesit kanë vërshuar me komentet kritikuese për sjelljen e saj.
Sipas tyre balerinës i ka hipur vetja në qejf. Të hipën dënglat dhe ty, kush e di se çfarë po bën”- shkruan një nga komentuesit.