Konstitucionalizmi rural i Ramës

Oerd Bylykbashi

Gjyqtaret dhe prokurorët e korruptuar nuk kane vendin ne gjykata e prokurori. Pike! Per kete nuk ka kompromis.‎ Ama, Edi Rama doli sot dhe konstatimin e kolapsit ne drejtesi e quajti si fleterrufe kunder vetingut. Banalitet ulerites. Nuk ka faj, situata e sistemit te drejtesise eshte aq e rende e komplekse sa nuk i shpjegohet dot atij me whatsapp apo me memo jo me te gjate se tre paragrafe.

Por lejfenizmi populist rural i tij nuk ndalet ketu. Rama ka marre persiper te krijoje Njeriun e Ri ne Drejtesi.‎ Vuri Taulant Ballen dhe Ulsi Manjen qe ne nje monument te konstitucionalizmit rural, te propozojne qe ata qe nuk kalojne vetingun te mos kene te drejte te marrin licencen e avokatit e te sigurojne jetesen me profesionin e tyre.

Sipas ketij ruralizmi militant, nje gjykates qe nuk e kaloi vetingun pse nje i aferm ishte denuar per 0,4 grame hashash per perdorim vetjak, nuk mund te behet avokat. Nese nje gjyqtare qe u shkarkua sepse nuk justifikonte pasurine e vene nga bashkeshorti para se ta njihte e te martohej, nuk behet dot avokate. ‎

Sipas ketij rregulli, keta persona me moshe 40-60 vjecare duhet ose te shkojne perseri ne universitet 5 vite te tjera e te studiojne ndonje profesion tjeter ose te shesin banane‎. Se Rama e ka shume te rendesishem “integritetin etik”. Pikerisht ai, qe uleriste se t’i hiqje mandatin e deputetit apo kryebashkiakut nje te denuari per perdhunim, vrasje, trafik droge, prostitucion apo rrembim personi, ishte shkelje e te drejtave kushtetuese.

‎Ky eshte cenim i rende i te drejtes kushtetuese te nenit 49 te Kushtetutes qe i jep cdo shtetasi te drejten te siguroje jetesen me nje pune te ligjeshme, te zgjedhe vete profesionin e ta ushtroje lirisht.  Nuk ka rendesi qe keta persona gjyqtare apo prokurore te shkarkuar, me diplomen e juristit, nuk jane denuar ende penalisht nga ndonje gjykate. Eshte me rendesi qe ata nuk kane “integritet etik” sipas nenit Balla-Manja. Dhe kete rregull e vendos Rama qelibari, e kuptoni?!‎

Por neni 30 i Kodit Penal, heqjen e te drejtes se ushtrimit te nje profesioni e konsideron denim plotesues penal kur denohesh per krim:‎

“Për personat që kanë kryer krime ose kundërvajtje penale, bashkë me dënimin kryesor, mund të jepen edhe një ose disa nga këto dënime plotësuese:

1. Ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike.
2. Konfiskimi i mjeteve të kryerjes së veprës penale dhe produkteve të veprës penale.
3. Ndalimi për të drejtuar automjete.
4. Heqja e dekoratave, titujve të nderit.
5. Heqja e së drejtës të ushtrimit të një veprimtarie ose mjeshtërie.
6. Heqja e së drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridikë.
7. Ndalimi për të qëndruar në një ose disa njësi administrative.
8. Nxjerrja jashtë territorit.
9. Detyrimi për publikimin e vendimit gjyqësor.
10. Humbja e përgjegjësisë prindërore”‎

Shoke, une them te mos kufizohemi vetem tek heqja e profesionit, por t’ua veme te gjitha denimet bashke ketyre te poshterve. Heqja e patentes sidomos me pelqen shume, te rropaten rrugeve e asnje taksi te mos i marre si te deklasuar.
‎‎
Keta te poshter t’i cojme per riedukim nepermjet punes ne ferme. T’u kerkojme bashkeshorteve t’i divorcojne. Nese i divorcojne, u japim poste drejtuese ne administrate, ama po refuzuan t’i ndajne, i internojme me soj e sorollop!‎ Madje femijet minorene t’ua marre jetimorja. ‎

‎Propozoj qe listes se denimeve t’u shtohet edhe ndalimi i te drejtes se studimit ne shkolle te lartet per femijet e tyre.
‎Ne perfundim te vetingut, keta te poshter te shetiten me thes ne koke neper rruge ku “populli” qe na e sigurojne OJF-te qe financon Soros i qellojne me lakra e domate.

Ne fund, t’i kalojme perpara ministrave te Rames qe te rreshtuar, therrasin ne ‎kor: hajduter, hajduter… ‎
‎‎
Lejfenizmi i Rames nuk ka kufi. E me kete rregull te ri, prisni kur t’u ndaloje avokateve te tjere ushtrimin e profesionit‎ sepse nuk justifikojne pasurite me fatura. Veting edhe per ta. Prisni se nuk keni pare ende fundin e marrise se tij! ‎
‎‎
Per Rame ka rendesi vetem qe ndonje ekstranacional te vije e te thote: po beni progres te jashtezakonshem me reformen.‎

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *