Një 25-vjecar është arrestuar nga policia në Belsh, pasi drejtonte motoçikletën në gjendje të dehur. Sipas policisë në pranga ka përfunduar Klodjan Dervishi, pasi është aksidentuar me motoçikletën e tij duke u bërë rrezik edhe për qytetarë të tjerë.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor, u arrestua në flagrancë shtetasi : Klodjan Dervishi, 25 vjeç, banues në Belsh.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale, ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”, të parashikuar nga nenet 290, 291 të Kodit Penal.