Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e lagjes ‘Nënë Tereza’ në Lezhë. Mësohet se është djegur një sipërfaqe e madhe kallamishtes, por flakët rrezikojnë edhe banesat.
Banorët e lagjes ‘Nënë Tereza’ janë përfshirë nga paniku, për shkak edhe të tymit, por edhe zjarrit që po afrohet.
Në vendin e ngjarjes janë dy zjarrfikëse që po mundohen të fikin flakët. Dyshimet janë se zjarri ka rënë për shkak të djegies së mbeturinave.