Pranga shqiptares në Athinë, kishte fshehur në bahçe 1 kg heroinë (FOTO)

ATHINE- Arrestohet një 48-vjeçare shqiptare në Marousi të Athinës. Mësohet se gjatë kontrollin në bahçen e shtëpisë se saj, u gjet e groposur, brenda në një vazo qelqi me oriz 1 kg heroinë.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja është bashkëshortja e një prej 24 të arrestuarve në 29 qershor, ku u godit një grup shqiptaro-grek i trafikut të drogës dhe u sekuestruan mbi 10 kg marijuanë dhe sasi të tjera kokaine dhe heroine.

Po ashtu bëhet e ditur se grupi drejtohej nga një shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *