BOOM/ Bashkia Gramshit, vendi ku punonjësit harrojnë te dalin në pension

Edhe pse mosha e daljes në pension për gratë është 60 vjeç e 8 muaj ndërsa per burrat 65 vjeç ky ligj mbetet i shkruar vetëm në letër , sepse në Bashkinë e Gramshit nuk gjen zbatim.

Janë të paktën 3 punonjës të kësaj Bashkie që edhe pse e kanë mbushur moshën e pensionit vazhdojnë të punojnë në ketë institucion.
Me konkretisht Afërdita Doko Përgjegjëse e Sektorit të Tatim Taksave, Enver Qose Nënkryetari i Bashkise dhe Fatos Shuli Inspektor i Shërbimeve Publike.
Nënkryetari i Bashkisë së Gramshit, Enver Qosja 68 vjeç, vazhdon punë me argumentin se ka nje pozicion politik dhe për më tepër është Kryetarja e Bashkisë, znj Luljeta Dollani ajo që firmos largimin e tij nga puna.

Ndërsa për zotin Fatos Shuli janë në dijeni se ka mbushur moshën e pensionit, por në ballafaqimin me gazetaren, bashkia nuk jep asnjë argument se përse ende vazhdon punën.

Ndërkohë që qindra të rinj të diplomuar janë në kërkim të një vendi pune, kjo Bashki shkel çdo ligj duke mbajtur në punë personel që e ka mbushur moshën e pensionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *