Revolucion te Milan, pritet emërimi i Antonio Contes

Milan duket në prag të një revolucioni. Genaro Gattuso, tekniku që mori drejtorin e kuqezinjve në mesin e sezonit të shkuar, duket se i ka ditët e numëruara dhe në vend të tij pritet të jetë Antonio Conte. Sipas mediave italiane, ky është vendimi i papritur që ka marrë fondi amerikan Elliott për të ardhmen e afërt të Milanit.

Paul Singer njeriu që momentalisht ndodhet në krye të Milanit ka vendosur të shkarkojë nga detyra Gattuson për të ulur në stolin e skuadrës Antonio Conten që vetëm pak ditë më parë u shkarkua zyrtarisht nga drejtimi i Chelsea-it.

Antonio Conten i cili shikohet si njeriu i duhur për të rikthyer kuqezinjtë në nivelet më të larta. Nuk është më një mister që Conte është një dëshirë e vjetër e klubit kuqezi, pasi edhe në të shkuarën Milani ka dashur ta ketë në krye të skuadrës ish teknikun e kombëtares italiane.

Por te Milani nuk është vetëm Gattuso ai që i ka ditët të numëruara pasi edhe Fassone e Mirabelli janë shumë pranë largimit. Për Fassonen parashikohet një rikthim në ligën italiane të futbollit ndërsa Mirabelli mund të jetë drejtori sportiv i Milanit deri në fund të këtij sesioni merkatoje por nën mbikëqyrjen e Leonardos i cili pritet të zgjedhë si drejtor të ri sportiv një mes Cristiano Giuntoli dhe Daniele Prades.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *