Përplasen automjetet, njëri nga drejtuesit “arratiset”

Dy automjete janë përplasur në Elbasan paraditen e së mërkurës, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit Ford, shtetasi E.C, dhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi A.B., 63 vjeç. Menjëherë shtetasit e lënduar janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për kontroll.

Ndërsa drejtuesi i mjetit Peugeot me targa AA607 BI është larguar nga vendi i aksidentit. Po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *