“Nuk gjej dot fjalë, jetë e padrejtë”, mesazhet prekëse të miqve të 25-vjeçarit që vdiq në aksident (Foto)

DURRES- Aksidenti i rëndë që ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës i mori jetën 25-vjeçarit nga Durrësi Xhemal Goga.

Ai nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spitalin e Traumës, ndërsa miqtë dhe të afërmit kanë shprehur dhimbjen përmes rrjeteve sociale për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

Një nga miqtë shpreh dhimbjen duke pyetur se pse është kaq e padrejtë kjo jetë, teksa dikush tjetër e krahason të riun me aktorin e njohur hollivudian Paul Walker, i cili humbi jetën në një aksident automobilistik. Ashtu si Walker, edhe Goga duket se kishte një pasion të veçantë për automjetin e tij.

Aksidenti ndodhi dje në autostradën “Tiranë -Durrës”, afër Kasharit kur janë përplasur tre mjete. Nga aksdienti humbi jetën i riu nga Durrësi dhe u plagosën dy të tjerë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *