KPK: Arben Nela ka fshehur pasurinë. Prokurori në seancë: E keni gabim!

Prokurori i rrethit gjyqësor Tiranë Arben Nela, njëherazi kandidat për Këshillin ë Lartë të Prokuorisë, po perballet sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

nela

Trupa gjykuese e KPK-së që po shqyrton dosjen e prokurorit Nela përbëhet nga Etleda Ciftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari. KPK konstaton se Nela nuk ka kryer fshehje pasurie dhe ka kryer deklarim te sakte.

Konstatimi per pasurine 

Ka nje aprtament me sip 99 m2 ne pronesi te Arben Neles dhe bashkeshortes se tij me vlere 41 mije euro. Blerja e ketij apartamenti eshte blere nga pagat e Neles dhe bashkeshortes se tij qysh prej vitit 1999 dhe nje hua marrje prej 25 mije eurosh nga motra e bashkeshortes. Sa i perket shumes 25 mije euro nuk eshte qarte si eshte marre kjo shume dhe si eshte shlyer. Ka nje banese me siperfaqe 121 m2 ne Lanabregas qe eshte ne pronesi te Neles. Ka mungese te burimit te ligjshem financier per blerjen e truallit. Nga hetimi i KPK doli ne perfundimin se ka mosperputhje ne deklaraten e vetingut te 2017. Ka mosperputhje te vleres se deklaruar per ndertimin e baneses 3 kateshe, e te atit te Neles, nderkohe qe ai ka vetem nje kat, pjesa tjeter eshte e te atit dhe vellezerve. Ka mungese dokumentacioni nga babai i Neles.

Reagon prokurori 

Ne deklaraten e pare para KPK prokurori ka theksuar se ka bere deklarim te sakte.

“Kam deklaruar saktesisht pasurite, nuk kam kryer fshehje dhe deklarim te rreme”- ka thene ai.

Personi huadhenes eshte motra e bashkeshortes, e cila sipas tij ka patur te ardhura me burime te ligjshme. Nga viti 2000 deri ne 2006 ka patur nje shume prej 270 mije euro me burime te ligjshme.

“ILDKPKI ka paraqitur nje raport ne kundershtim me ligjin e vetingut, pasi ka dale ne perfundimin se kam kryer deklarim te rreme. Raporti eshte i shtremberuar, nuk jane kryer analiza financiare per te analizuar mungese e burimit te ligjshem. ILDKPKI ne kundershtim me ligjin e vetingut ka perfshire ne hetimin pasuror vellezerit e mi”- ka thene ai.

Raportohet se KPK i ka kerkuar ILDKPKI masat e mara ndaj Arben Neles, por thjesht i eshte bere pershkrim por nuk i ka eshte derguar pergjigje e sakte.

“ILDKPKI nuk ka administruar raportin e kontrollit te kryer ne 2009 dhe ky fakt me ben te dyshoj se raporti eshte i shtremberuar. Ne kushtet kur nuk vihet ne dispoziicon raporti i kryer ne 2009, por dorezohet vetem raporti i 2017 me fakte dhe prova te paqena mendoj se ky akt kontrolli eshte i pavflefshem”- tha ai.

kpk

Arben Nela e ka nisur karrierën në vitin 1998 në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe në vitin 2006 ai është transferuar në Durrës, ku ka shërbyer deri në vitin 2008. Në të njëjtin vit Nela është transferuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Analiza e pasurisë  është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.  Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Arben Nela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Arben Nela nuk kishte pasuri në vitin 2003 – kur deklaroi për herë të parë në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive. Në fund të vitit 2017 pasuria bruto familjare e Z. Nela kap një vlerë prej 15.98 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 1.14 milionë lekë.

Pasuria e Z. Nela përbëhet nga 12.49 milionë lekë pasuri të paluajtshme, 100 mijë lekë pasuri të luajtshme, 1.35 milionë lekë likuiditete cash dhe 2 milionë lekë likuditete në bankë. Të ardhurat familjare të krijuara gjatë periudhës 2004-2017, përbëhen nga 14.6 milionë lekë ose 48.8 % të ardhura të subjektit nga paga dhe shpërblime, 8.5 milionë lekë ose 28.6 % të ardhura nga paga e bashkëshortes, si dhe 6.5 milionë lekë ose 21.9% të ardhura nga lincenca e projektimit në emër të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit.

BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga të cilët 1 deklaratë u konstatua me probleme. Përkatësisht në vitin 2013 ka pasur një mosmbulim pasurie në shumën 748,441 lekë. Më tej nga analiza e deklaratave BIRN konstatoi problemet e mëposhtëme.

Detyrime në formë huaje, marrë në vitin 2004, 2006, 2010 dhe 2012 në shumën gjithsej 75,000 euro dhe 500,000 lekë.

Shuma prej 10,000 euro e deklaruar në vitin 2004 si “lekë në përdorim të dajës emigrant në Greqi”, rezulton e pa shlyer deri 31.12.2017, si dhe nuk sqarohet arsyeja e përdorimit të këtyre likuiditeteve.

Huaja prej 40,000 euro e deklaruar në vitin 2012 për qëllime trajtimi mjekësor, përdoret në vitin 2013 për blerje apartamenti.

Në deklaratën vjetore 2010, subjekti deklaron bashkëpronësi me babain mbi truall 1090 m2 dhe banesë 93m2 në proces legalizimi, e cila është ndërtuar në vitin 2001 nga prindërit dhe e padeklaruar më parë nga subjekti. Është gjithashtu e paqartë vlera e kësaj pasurie, investimi i kryer në të dhe pjesa takuese e subjektit.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *