Kina fiton 3.3 miliardë dollarë nga inteligjenca artificiale

Sipas një raportit të publikuar së fundmi, vlera e sektorit të inteligjiencës artificiale të Kinës ka arritur në 23.7 miliardë juanë, afërsisht 3.3 miliardë dollarë për vitin 2017, dhe parashikohet që këtë vit kjo normë rritjeje të arrijë në 75%, sipas CRI-së.

“Raporti i Zhvillimit të Inteligjencës Artificiale të Kinës” u publikua nga Universiteti Tsinghua dhe fokusohet në zhvillimin e inteligjencës artificiale përsa i përket prodhimit teknologjik, talenteve, aplikimit të tregut dhe politikave përkatëse.

Në raport thuhet se Kina është bërë vendi më tërheqës për investimet të inteligjencës artificiale dhe financimin. Që nga viti 2013 deri në tremujorin e parë të vitit 2018, vlera e investimeve dhe financimit të Kinës në këtë fushë përbën 60% të vlerës totale të botës.

Raporti thekson se qeveria kineze duhet të forcojë kërkimet bazë të inteligjencës artificiale dhe të trajnojë talentet në vend për të nxitur më tej zhvillimin e inteligjencës artificiale.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *