Mario Balotelli mesa duket nuk kërkon të impenjohet. Nuk ndjehet akoma aromë martese për futbollistin italian, i cili pasi ka pasur edhe fëmijën e dytë nga Clelia, duket se është tunduar nga një tjetër bukuroshe.
Nëse për karrierën e tij futbollistike diskutohet për rikthimin me Nice, në dashuri ai vazhdon të tërhiqet nga brunet, ashtu siç tregojnë fotot e të përditshmes Chi.
Ndoshta ka qenë pikërisht kjo vajzë që e ka mbajtur larg nga fushat Balotellin, që tani është thyer për tu stërvitur me Nice.
Në rrjetet sociale vetëm video dhe foto me miqtë dhe vëllain Enock, me të cilin është shumë i lidhur.
Mungojnë prej kohësh videot e ëmbla në versionin baba, me Pian dhe Lion…