Dua Lipa ende nuk e ka harruar Ledri Vulën? (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa do të performojë në Prishtinë me 10 gusht. Dua ka bërë disa postime në llogarinë e saj ”Instagram”, ku ka treguar se do të mbajë koncert në Prishtinë.

Ajo është shprehur shumë e gëzuar, madje ka thënë se ky do të jetë njëri ndër koncertet më të mira. Përveç Duas, në këtë koncert do të përformojnë edhe këngëtarë të tjerë shqiptar si Dafina Zeqiri, Mc Kresha, Ledri etj…

E ajo që bie në sy në postimin e Duas është se ajo ka publikuar në “Instastory” edhe pjesëmarrjen e reperit Ledri Vula. Kujtojmë që në media është folur se dyshja kanë pasur një lidhje dashurie, mirëpo asnjëherë nuk e kanë pranuar.

Deri më tani nuk ka ndonjë reagim nga ana e Vulës, për gjestin që këngëtarja bëri për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *