“Aleanca e Dhuruesve të Gjakut”, Meta: mision human për të shpëtuar jetë njerëzish

Ilir Meta, Presidenti i Republikës mer pjesë ditën e sotme në ceremonin e Institucionalizimit të “Aleancës së Dhuruesve të Gjakut”. Nëpërmjet një statusi në Facebook ai shprehet se “Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish”, shkruan kreu i shtetit në një njoftim në faqen e tij në Facebok

Shenimi i plotë:

Institucionalizimi sot i “Aleancës së Dhuruesve të Gjakut”, është një moment i rëndësishëm për ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e shoqërisë shqiptare. Secili prej nesh dhe të gjithë së bashku, duhet të bëjmë më shumë për këtë kauze jetike, nisur nga nevoja dhe misioni human për të shpëtuar jetë njerëzish. Kjo Aleance synon të realizojë objektivin e OBSH-së, për 100% dhurim vullnetar deri në vitin 2020. Dhurimi vullnetar garanton sigurinë dhe cilësinë e gjakut.
Falenderoj të gjithë institucionet, aktorët e shoqërisë civile, shoqatat dhe forumet e të rinjve, që u bënë pjesë e kësaj Aleance, si dhe të gjithë qytetarët që do të solidarizohen dhe mbështesin këtë kauze, e cila do të shtrihet në çdo cep të Shqipërisë.

 

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *