Trump: I pranoj gjetjet e agjencive amerikane për ndërhyrjen e Rusisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin e bërë një ditë me parë në konferencë me Putin mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016.

Sot ai i tha gazetarëve se pranon përfundimin e agjencive të inteligjencës amerikane se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhje.

I pranoj gjetjet e agjensive amerikane për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale. Kam besim dhe mbështetje të agjensitë amerikane”, tha Trump.

Presidenti Donald Trump tha gjithashtu se po bëjnë çdo gjë që Rusia të mos ndërhyjë në zgjedhje. Ai e konsideroi takimin e Trump të suksesshëm duke theksuar se marrëdhëniet mund të përmirësohen.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *