George Clooney ka fituar më shumë para se cdo aktor gjatë vitit të kaluar, falë shitjeve të kompanisë me tekila ku është bashkëthemelues.
Forbes vlerësoi se ylli 57-vjeçar ka bërë 239 milion dollarë fitime që prej 1 qershorit 2017, pa llogaritur taksat.
Kjo e vë atë të dytë në listën vjetore të personave të famshëm më të paguar në botë, një vend pas boksierit Floyd Mayëeather.
Kylie Jenner është e treta në numërimin e 100 të pasurve të famshëm, duke fituar vitin e kaluar rreth 166.5 milionë dollarë.
Më parë këtë muaj, Forbes tha se ylli i mediave sociale ishte në rrugë të mbarë për t’u bërë “miliarderja më e re në botë”.