Drogë në kuzhinë dhe armë në jastëk, pranga shqiptarit në Itali

Policia italiane ka arrestuar një 31-vjeçar shqiptar pasi u kap me 1 kg hashash dhe një armë zjarri.

Operacioni u zhvillua në Arezzo dhe sipas mediave italiane shqiptari ishte pa leje qëndrimi dhe ishte person me precedent penal për vjedhje.

Pas arrestimit policia zhvilloi kontroll në banesën e shqiptarit dhe gjeti në kuzhinë sasinë e drogës, ndërsa të fshehur në jashtëk policia i gjeti pistoletën.

Mediat raportojnë se armë ishte vjedhur dy ditë më parë. Shqiptari, identieti i të cilit ende nuk bëhet i ditur u arrestua për posedim droge, armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe qëndrim i paligjshëm.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *