Vrasja e dyfishtë në Shkodër, zbardhen dyshimet e para për të shkuarën e ish-policit

Ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e ekzekutimit të ish-policit Boran Bërçama dhe bashkëjetueses së tij, hetimet janë fokusuar në pistën e vrasjes për shkak të së kaluarës së tij në radhët e Policisë së Shtetit, ku kishte shërbyer për disa vite si agjent krimesh, por edhe me strukturat e rendit.

Burime konfidenciale nga grupi i hetimit thonë se ndaj Bërçamës, gjatë kohës që ka qenë në detyrë, kanë nisur disa ecuri për masa disiplinore.

Për këtë arsye, 30-vjeçari ishte transferuar inspektor rendi në Fushë-Arrëz, para se të jepte dorëheqjen në muajin prill. Mbi vërtetimin e personalitetit të Bërçamës mësohet se verifikime po kryen edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Megjithëse janë kryer disa veprime në terren dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët që mësohet se kanë qenë dy persona.

Pasi kryen vrasjen, autorët dogjën edhe makinën me të cilën u larguan, duke humbur çdo gjurmë të mundshme.

Ish-polici u ekzekutua me një armë automatike MP5 së bashku me bashkëjetuesen Silvi Ndoci, rreth orës 1 të mëngjesit të së dielës, teksa po parkonte automjetin e tij. Breshërisë së plumbave i shpëtoi fatmirësisht fëmija i tyre 2-vjeçar, i cili qëndronte në sediljen e pasme.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *