Tahiri sfidon prokurorinë, pas çdo dyshimi hedh video qejfi…

Nga Boldnews.al

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri jo vetëm po shijon lirinë, por duket se është në garë me kohën për të plotësuar pushimet dhe relaksin e humbur gjatë kohës kur ishte në arrest shtëpiak, apo kur u procedua fillimisht për katër akuza të rënda. Ai ka postuar një video duke notuar në stilin “flutur” në liqe dhe këtë provokim e bëri pikërisht një ditë pasi burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se po hetonin një rast kur Saimir Tahiri kishte udhëtuar me jaht luksoz nga Mali i Zi në Leçe të Italisë. Udhëtimi datonte në verën e 2017 dhe institucioni i akuzës është duke verifikuar pronarin e hajtit dhe personat e tjerë që merrnin pjesë në këtë “udhëtim qejfi”…

Në këtë rast nuk është çështja mbi një lundrim privat të Tahirit, por dyshohet se personat me të cilët ish-ministri lundroi në jaht janë të dyshuar për trafik ndërkombëtar të narkotikëve. Aktualisht prokuroria është në pritje të tre letër-porosive të reja që do të mbërrijnë nga Italia, Greqia dhe Mali i Zi. Për Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka dyshime të forta e madje janë të bindur nga provat e siguruara se ish-ministri Saimir Tahiri ka qenë pjesë e grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Moisi Habilaj. Si për të sfumuar lajmin e ri, por edhe “injoruar” prokurorinë, Tahiri postoi sot pamje e foto nga udhëtimet e tij, për të treguar se tashmë ai e ka fituar betejën me drejtësinë.

Duket se ish ministri ka marrë garanci se nuk do të preket deri në fund të procesit, pavarësisht provave që do të sigurojë institucioni i akuzës. Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda la të lirë ish-ministrin, por ky vendim, vetëm një ditë para se të jepej në favor të Tahirit ishte publikuar me shqetësim nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu. Sipas tij, po bëhej presion e madje po u ofrohej ryshfet trupës gjykuese për të dhënë vendimin në favor të ish-ministrit. Dhe ndodhi ajo që i “trembej” ambasadori Lu, pasi Tahiri jo vetëm fitoi lirinë, por tashmë gjen kohë për të injoruar hetimet e prokurorisë.

Garancia që ish-ministri ka marrë për të mos u prekur dhe shmangur qoftë edhe një ditë të vetme burg është më e fortë se çdo hetim nga prokuroria. Në rastin e tij vijon mbrojtja që po i bën kryeministri Rama, që pas shprehjes së famshme të Tahirit që u shpreh: “Nuk ka burrë nëne e birë kurve, që më pengon për të gjetur drejtësinë”… Këto fjalë shkuan në veshët e duhur dhe që nga ajo kohë, Tahirit i ka ecur mbarë. Fitoi lirinë, e tashmë po injoron edhe prokurorinë.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *