Scarlett Johansson kritikohet nga komuniteti LGBT, tërhiqet nga roli

Aktorja amerikane Scarlett Johansson hoqi dorë nga një rol ku do të luante një burrë transgjinor, pas një sërë polemikash të shkaktuara nga komuniteti LGBT. Ylli hollivudian ishte caktuar të luante Dante “Tex” Gill, një bos i krimit në Pitsburgun e viteve ’70-të, i cili ishte transgjinor.

Johanson fillimisht pranoi të vishte petkun e Dante Gill, por debati i ndezur në media e rrjete sociale, e detyroi të tërhiqet. Aktorja 33-vjeçare u kritikua nga komuniteti LGBT, që pretendonte se ai rol duhet të luhej nga një aktor transgjinor.

Ajo e pranoi rolin duke argumentuar se në të kaluarën ka pasur mjaft raste ku aktorë kanë luajtur personazhe trans.

“Edhe pse do të doja shumë ta luaja, i kuptoj ndjesitë e atyre që kërkojnë një aktor trans në vendin tim. Ju falenderoj për debatin e gjerë rreth diversitetit”, tha Johanson në një deklaratë publike.

Edhe më herët, Scarlett Johansson është kritikuar nga opinioni publik, në rastin e një roli të një personazhi aziatik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here