Të gjithë tifozët e Juventusit janë në delir. Sot është “Dita e Ronaldos”. Pasi zbarkoi dje për herë të parë në tokën italiane, që nga zyrtarizimi si lojtar i “Zonjës së Vjetër”, sot Ronaldo ka kryer vizitat mjekësore, dhe do të mbajnë në orën 18:30, edhe konferencën e parë si bardhezi.
Entuziazmi i madh ka kapluar të gjithë tifozët, që me zor po presin të dëgjojnë fjalët e para të Kristianos. Më poshtë, pasqyrimi LIVE, hap pas hapi i “Ditës së Ronaldos”…
Intervista për gazetarët:
Liga e Kampioneve?
Është një trofe që të gjithë duan ta fitojnë, por është shumë e vështirë. Juventusi u afrua ta fitonte, por në fund finalet janë gjithmonë të paparashikueshme. Për këtë, shpresoj t’i sjell fat. Do luftojmë të gjithë për trofetë.
Seria A?
Një kampinat shumë i vështirë, dhe shumë taktik. Karriera ime nuk ka pasur ndonjë gjë të lehtë, dhe mua nuk më pëlqen kur i kam gjërat e lehta. Kam shumë besim tek vetja, tek shokët e ekipit dhe tek klubi.
Tifozët e Realit janë të mërzitur, mesazhi yt për ta…
Historia e Realit është briliante. Falenderoj tifozët, por tani dua të shoh drejt kësaj faze të re në jetën time. Me zor po pres të luaj me Juven. Jam shumë i motivuar dhe dua t’i tregoj italianëve nivelin tim. Dua të lëë shenjë në historinë e Juventusit. Jam shumë i lumtur për këtë sfidë.
Rrugëtimi i ri me Juven…
Unë jam një person që pëlqen të mendoj për të tashmen. Jam ende i ri dhe gjithmonë më kanë pëlqyer sfidat, që nga Sportingu, te Mançesteri dhe tani tek Juventusi. Kjo është një sfidë, dhe tani jam i mirë përgatitur.
Pse zgjodhët Juventusin?
Pyetje e lehtë për të dhënë përgjigje. Juventusi është një nga klubet më të mirë në botë. Miqtë dhe kolegët e mi më thanë se është një klub ku mund të luaja. Duke parë madhësinë e këtij klubi, është një klub shumë i madh. Nuk ishte një vendim i vështirë për ta marrë.