Reali bën goditjen e madhe, akord me portierin më të mirë të Botërorit.

Ende pa përfunduar Botërori “Rusi 2018”, nisën që të ndodhin transferimet e bujshme të futbollistëve.

I pari ishte ai i Cristiano Ronaldos, që la Madridin për t’iu bashkuar Juventusit.

Mirëpo, me sa duket, ai është vetëm i pari që ka hapur serinë. Mediat kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një akord paraprak për transferimin e Courtois drejt Realit të Madridit.

Portieri i Chelseat mësohet të ketë një marrëveshje verbale me drejtuesit madrilenë për një kontratë pesëvjeçare me 11 milionë euro në sezon.

Sa i përket shifrës së transferimit, mësohet se “Blutë e Londrës” do të përfitojnë rreth 40 milionë euro për kartonin e portierit belg.

Tibaut Courtois duket se do të jetë lëvizja e parë e Perezit për të riformatuar skuadrën madrilene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *