Prognoza e zymtë e Manjanit: Po kthehen Piramidat financiare, njerëzit do të vriten dhe sakatohen, qeveria…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nuk ka munguar as mëngjesin e sotëm me shënimin e radhës. Këtë herë ai ngre alarmin se ekonomia dhe financat  shqiptare po rikthehen tek Piramidat famëkeqe që shkaktuan vitin 1997.

”Ekonomia informale me para droge është njësoj si ekonomia e Piramidave financiare. Të njëjtën efekt ka! Njerëzit kujtojnë se kanë para, por në fakt kanë asgjë! Kanë borxhe për të larë”, shkruan Manjani.

Gjithashtu ish-ministri thotë se njerëzit po vriten për të larë hesapet kurse qeveria po fërkon duart, pasi kështu e shtyn edhe ca kohë.

”Deri sa të falimentojë edhe ndërtimi i kullave dhe të futet në kolaps tregu i pasurive, do vijojë kjo agoni. Ndërkohë njerëzit do vriten e do sakatosen njëri me tjetrin, për të larë hesapet!!! Pamja bëhet gjithnjë e më e zymtë! Kjo pamje nxit IKJEN! Qeveria fërkon duart se shtyn ca kohë kështu. Por fundi është i tmerrshëm”, thekson Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *