Kupa e Botës nuk mbërriti, por Kroacia në Botëorin e Rusisë ka bërë historinë.
Modric e të tjerët e kanë mbyllur turneun në vendin e dytë, të mundur vetëm nga Franca në finale, por jashtë fushës janë ata kampionë të një populli të tërë.
Kthimi në Kroaci me medaljen e argjendtë ka qenë një motiv i mjaftueshëm për tu pritur si heronj. Skuadra e Dalic është pritur nga një det njerëzish, që kanë shoqëruar sfilatën fitimtare në një autobus të hapur kombëtaren e tyre.