FOTO/ Rrëfehet Ceca për herë të parë: Zbulon detaje për natën e martesës me Arkanin

Svetlana Ceca Raznatoviç ka tronditur me deklaratën e saj ndaj Arkanit, me të cilin ishte e martuar dhe ka dy fëmijë. Ajo në një intervistë për mediat serbe, ka zbuluar gjithçka rreth organizimit të dasmës së tyre dhe fjalët që ata i shkëmbyen disa ditë para martesës.

Këngëtarja serbe, Ceca, ka rrëfyer momente nga martesa, që ndodhi para 23 viteve me Arkanin, kështu duke treguar të gjitha detajet e organizimit të dasmës, por edhe më shumë.

“Nëse do të ishte gjallë, tani do e festonim 23 vjetorin e martesës”, tha Ceca në fillim të intervistës.

“Ajo ditë ishte planifikuar që të ndodhë atë muaj dhe nuk mundesha të qetësohesha, derisa nuk ishte përgatitur në çdo detaj. Gjithçka doja të dija rreth organizimit të dasmës. Gjithçka ishte sipas zakoneve tradicionale serbe. Dua të jem e sinqertë, për disa nga ato zakone nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Isha e emocionuar, flisja me veten para se t’i mbyllja sytë disa net para dasmës. Isha vetëm 22-vjeçare dhe qëndrova para altarit me njeriun, që unë e deshta më së shumti në botë. Mendova se tërë bota ishte e imja. Ishte gjithçka si një përrallë e vërtetë. Zelko u kujdes, që gjithçka të shkonte sipas planit, ndërsa unë e motra ime merreshim me detajet”, ka thënë Ceca, shkruan alo.rs.

Ajo tha se për të kurrë më nuk është përsëritur një dashuri e tillë.

“Një dashuri e tillë kurrë nuk do të lindë më në rastin tim. Zelko ishte qendra ime e botës dhe gjithçka në këtë planet. Çdo moment i kohës sonë ishte plot dashuri, lumturi dhe buzëqeshje. Zelko ka një vend të veçantë sot në zemrën time. Lotët në rastin tim nuk mund të shërojnë plagët e thella, që kanë mbetur ne zemrën time. Sa e madhe ishte kjo dashuri. Sa e madhe ishte dhembja pas humbjes së tij”, rrëfeu Ceca.

Këngëtarja serbe shpesh është në fokus të mediave serbe. Nganjëherë për shkak të lidhjeve të saj, por edhe lidhur me dy fëmijët e saj, të cilët, disa herë në mediat serbe kanë thënë, se nuk i kanë relacionet shumë të mira me nënën e tyre.

Image

© SYRI.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *