Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me ashpërsi sot pas vrasjes së rëndës që tronditi Shkodrën, ekzekutimin e një çifti në prani të fëmijës së tyre.
Berisha ka akuzuar qeverinë dhe në veçanti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili vazhdon të trumbetojë me forcë sukseset e operacionit “Forca e ligjit”.
Berisha shkruan:
“Forca e Krimit godet fuqishem ne mes te rruges ne Shkoder!
Ekzekutohen ish-shefi i krimeve dhe bashkeshortja e tij.
Killeri shkoi drejt selise se partise siçiliste. Narkopolicia ne Shkoder ka detyra te tjera te rendesishme.
Qyteti ne dore te krimit! Nderkohe Xhafa i droges shpall ne Vlore suksesin imagjinar ‘zero kanabis’!
Ngushellime familjeve te viktimave!” përfundon Berisha.